Plas në Rumani, aty ku Kamer Qaka i është gëzuar kualifikimit pas gjuajtjes së penalltive. Universatutea Kraiova ka eliminuar Honved, ndërkohë që ndeshja e mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0 pati disa episode jo të këndshme.
Fillimisht u desh të transportohej në spital portieri i Honved, pasi u përplas dhe duhej ndihmë e specializuar mjekësore. Në shtesa ndodhi ngjarja memë e rëndë.
Tifozët e Kraiova goditën me flakadan arbitrin Hunter dhe u desh që autoambulanca të futej në fushë dhe arbitri nga Irlanda e Veriut mori ndihmën mjekësore.
Ndeshja nuk mund të ndalej nga frika e trazirave dhe në fund vendasit iu gëzuan kualifikimit në turin e tretë të Europa League. Gjatë momentit të goditjes së arbitrit pati tension mes lojtarëve dhe protagonist ishte edhe Kamer Qaka.
BREAKING: Here's the video of the crazy incidents in Craiova, where Northern Irish ref Hunter was hit in the head by a lighter, after a flare exploded right next to him. He went off injured. Game was seconds away from getting called off, but the local police couldn't… pic.twitter.com/gpW0RAzh6k
— Emanuel Ro?u (@Emishor) August 1, 2019