VIDEO/ Godet me grusht stolin, Lautaro Martinez i acaruar pas zëvendësimit te Interi

0

Ndeshja kundër Xhenoas ishte tërësisht për t’u harruar sa i përket Lautaro Martinezit. Në minutën e 40 do të ndëshkohej me kartonin e verdhë, ndërsa në mesin e pjesës së dytë do të zëvendësohej nga ana e Kontes. Një paraqitje aspak pozitive për yllin e Interit që nervat e lojës i ka zbrazur pasi i la vendin Pinamontit.

Duke goditur tre herë me grusht stolin ku do të ulej, dukej qartësisht se Martinez nuk ishte aspak i kënaqur në përballjen me Xhenoan e cila në fundin e 90 minutave dha shifrat 0-2. Një pakënaqësi kjo edhe me vetveten për formën e dobët që tregoi në këtë ndeshje, pasi trajneri mendoi për zgjedhjen më të mirë të Interit në ato momente. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.