Nga Klaudio Ndreca
“Gjithçka të kthehet, luleshtrydhja jeton”. Kështu është shprehur mes emocioneve portieri i Zvezdës, Borjan, menjëherë sapo është mbyllur takimi në “Air Albania”. Video e këtij momenti është shpërndarë edhe nga vetë kampionët e Serbisë, me një mesazh që i drejtohej në mënyrë të drejtpërdrejtë tifozëve të Tiranës.
Por për çfarë flitet saktësisht? Mbështetësit bardheblu kanë bërë një banderolë për tifozin e Zvezdës, Marko Ivkoviç, që ndërroi jetë pas përleshjeve në Turqi me mbështetësit e Galatasarait, ku u godit me thi.ë. I njohur ndryshe edhe si luleshtrydhja, tifozët e Tiranës hapin një banderolë ku gjendej një luleshtrydhe e prerë në mes. Pikërisht për këtë arsye portieri i Zvezdës mendon se gjithë fati që kishte sot me vete e ka një shpjegim dhe ajo gjendet pikërisht te banderola e hapur nga ana e bardhebluve. Një dedikim hyjnor, në fitore të tilla, nuk mund të ndodhte ndryshe…/Sport Ekspres/
View this post on Instagram
Jagoda živi!!! #crvenazvezdafk #zvezda #crvenazvezda #czv #fkcz #zvezdaježivot #jagoda