Detaji në kontratë ktheht në luftë ligjore mes Mesit dhe Barçës, ish-presidenti: Mos të ulet asnjë euro për atë

Mesi u ka komunikuar lajmin e hidhur drejtuesëve të Barcelonës, teska kërkon të largohet nga klubi. Argjentinasi i ka bërë të ditur presidentit katalanas të aktivizojë klauzolën në kontratë, ku citohet se sulmuesi mund të lërë skuadrën në fund të çdo sezoni. Por këtu duket se fillon edhe një luftë ligjore mes tij dhe klubit.

Kjo për faktin se te Barcelona pretendon se kjo mundësi vlen deri në 10 qershor dhe pas kësaj date skadon e nuk është më e vlefshme. Nga ana tjetër Mesi sjell në vëmendje faktin se sezoni këtë vit është shtyrë dhe data e përfundimit të tij ka qenë në gusht, për këtë arsye mund të aktivizojë lirisht këtë opsion në kontratë.

Me sa duket kjo pikë mund të kthehet në një pengesë për një nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia, pasi nëse rezulton i vërtetë pretendimi i Barçës, atëherë klubet e tjera duhet të paguajnë klauzolën prej 700 milionë eurosh për të fituar shërbimet e yllit argjentinas.

Ndërkohë, Mesi nuk ka shpëtim nga Barcelona këtë vit, ky është mendimi i ish-presidentit të katalanasve, Joan Gaspart. Ky i fundit tregon për “Marca” se e ka lexuar mirë kontratën, madje shton se nëse do të ishte ai në krye, nuk do të ulte as një euro nga 700 milionët, përndryshe më mirë do ishte ta humbiste pa asnjë qindarkë vitin e ardhshëm.

“Mesi nuk ikën dot. Duhet të largohet në 2021. E kam parë kontratën dhe është fare e qartë. Klauzola përfundoi në qershor dhe nuk ka kthim pas. Preferoj që të largohet vitin tjetër me parametra 0 se sa tani për më pak se 700 milionë euro. E ka klubi në dorë, jo lojtari. Klubi i paguan lojtarët. E dua shumë Mesin, por Barcelonën e dua më shumë. E kuptoj se ka presion nga të tjerët që të largohet, por nëse do të isha unë presidenti i Barcelonës, atëherë nuk do të negocioja asnjë euro. Nëse Mesi largohet për më pak se klauzola do të ishte më turpëruese se humbja 8-2. Mesi të mos harrojë se tifozët duan më shumë Barcelonën se sa lojtarin. Nëse ikën vitin tjetër, fat i keq për të, do jetë 34 vjeç”, ka thënë Gaspart./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online