Atalanta është kthyer sërish te fitorja në Serie A, pavarësisht se këtë herë jo me goleadat e zakonshme. Pas atyre dy humbjeve të fundit, bergamaskët kanë triumfuar me shifrat 1-2 në transfertën kundër Krotonës. Berat Gjimshiti edhe këtë herë ishte titullar për 90 minutat e këtij dueli, duke treguar siguri në prapavijë dhe duke qenë një lojtar i preferuar i trajnerit Gasperini.
Luis Muriel vendosi fatin e takimit me dy golëshin e tij dhe tashmë Atalanta e gjen veten përkohësisht në vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit. Skuadra e Berat Gjimshitit vjen fill pas Milanit, me vetëm 1 pikë më pak nga “djajtë” që me Ibrahimoviç në majën e sulmit ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Golazo de Muriel. pic.twitter.com/zsIxdTyhLR
— Martín De Francisco (@MdeFrancisco12) October 31, 2020