VIDEO/ Gjimshiti kalon pengesën gjermane, Barcelona përmbys Gallatasarain dhe prek çerekfinalen

Atalanta ka prerë biletën për në çerekfinale të Europa League-s. Zikaltrit kanë kaliar pengesën gjermane, teksa kanë fituar me anë të një goli në minutën e 91-të. Pas barazimit 0-0 në Bergamo, ishte Boga ai që ndezi festën ndaj Bajer Leverkusenit. Në fushë nga minuta e 10 ka qenë i pranishëm edhe Berat Gjimshiti, i cili ka zëvendësuar Toloin e dëmtuar.

Ndërkohë festë ka pasur edhe për Barcelonën. Katalanasit kanë përmbysur Gallatasarain në Stamboll. Turqit kaluan të parët në avantazh me anë të Marçaos që shkundi rrjetën në minutën e 28. Pedri barazoi shifrat brenda pjesën e parë, ndërsa në minutën e 49 Obamejang shënoi golin e kualifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online