Video: Gjici prezanton projektin e stadiumit të ri, sytë nga qeveria dhe FSHF-ja

Stadiumi aktual i Kukësit, “Zeqir Ymeri” është i amortizuar. Tapeti artificial është konsumuar dhe duket sikur ekipi po luan mbi beton, ndërsa stolat janë një “po”, një “jo”, një “ndoshta”. Federata Shqiptare e Futbollist e ka licensuar këtë stadium duke shkaktuar pakënaqësi tek ekipet e tjera.

Presidenti Safet Gjici është i ndërgjegjshëm se stadiumi po shkon drejt prishjes dhe ka marrë menjëherë masat. Ai po mundohet që të ndërtojë një stadium tjetër në Kukës me parametra europianë. Së fundmi, presidenti i Kukësit paraqiti dhe projektin e ri për stadiumin.

Një projekt shumë i lezetshëm dhe jo me shpenzime kolosale. 5 milionë euro parashikohen shpenzimet e stadiumit të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në qytetin verilindor. Një ëndërr kjo e presidentit të Kukësit.

Projekti do të paraqitet në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe te qeveria shqiptare për ta miratuar dhe për të kontribuar në ndërtimin e tij. Të shpresojmë që kampionatit shqiptar t’i shtohet shpejt dhe një impiant i ri modern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *