Një rrugëtim me fund të lumtur. Gjermania U21 ka mposhtur Portugalinë U21 në finalen e Kampionatit Europian për moshat nën 21 vjeç. Përballja e luajtur në Ljubjanë është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0, teksa goli i Nmecha-s në minutën e 49 rezultoi vendimtar në përcaktuesin e fituesti të kësaj Kupe.
“Pancerat” i japin trofeun e parë Mërgim Berishës, që i kujton vetes arsyen përse ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë dhe jo Shqipërinë apo Kosovën. Futbollisti shqiptar ka ngritur lart në qiellin e Sllovenisë Kupën e kampionit të Kampionatit Europian për 21-vjeçarët, duke arkivuar kështu një kujtim që do e ruajë gjatë në mendjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lovely assist from Ridle Baku pic.twitter.com/Ef9wirsgZu
— Michael (@greenallefc) June 6, 2021