VIDEO/ Gjenialiteti i Pep Guardiolës! E zbërthen skemën e Chelseat në vetëm 37 sekonda

Manchester City do të luajë përballë Chelseat në finalen e “Champions League”. E gjithë vëmendja është e mbërthyer në këtë ndeshje për kompeticionin më të rëndësishëm në Europë. Kush do të jetë skuadra që do të triumfojë?

“Qytetarët” vijnë si favorit në këtë përballje, por nga krahu tjetër nuk ngelet mbrapa edhe Chelsea i Tuchel. Me këtë trajner në krye po arrihen rezultate mbreslënëse dhe talentet në organikë po shprehen më mirë në fushën e lojës. Ajo që po bën xhiron e rrjeteve sociale është mënyra sesi Pep Guardiola shpjegon me gjenialitetin dhe pasionin e tij aq të madh për futbollin gjithë skemën e Chelseat në vetëm 37 sekonda.

“Përse luan Chelsea kaq mirë? Kjo pasi kanë tre mbrojtësa qendre që luajnë afër me njëri-tjetrin, kanë dy mesfushorë mbrojtës që janë afër dhe të kordinuar. Rrinë kaq aq me njëri-tjetrin, sulmuesi dhe dy të tjerët në sulm kanë sërish distancë të ngushtë. Por janë edhe shumë të hapur me mbrojtësit anësorë që janë të mirë në lojën ofensive. Është shumë e vështirë që të përballesh me skuadrat që e duan topin dhe dëshirojnë të luajnë me topin”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *