Skuadra e Lidsit po i magjeps të gjithë me paraqitjet e zhvilluara në Premier League këtë sezon. 16 vite për të mbërritur deri këtu dhe lojtarët janë duke i shlyer tifozëve gjithë këtë mungesë të gjatë. “I çmenduri” Bielsa është arkitekti i asaj që premton të jetë surpriza e këtij viti në Angli, teksa e ka në dëshmuar focën e tyre që në ndeshjet e para dhe kundër gjigantëve të kampionatit, duke krijuar kështu një ekip po aq të “çmendur” sa edhe ai vetë.
Ndërkohë një tjetër fitore ka marrë sot ekipi i Lidsit, që ka mposhtur me shifrat 0-3 Aston Vilën, që momentalisht mban vendin e dytë në kampionat. Bamford ka shpërthyer këtë mbrëmje me tripletën e tij, që është mbyllur nga një gol perfekt. Pas disa kombinimeve mjaft të bukura mes lojtarëve të Lids, topi mbërrin në këmbët e Bamford, i cili në një zonë tejet të ngushtë dhe i rrethuar nga 3 mbrojtës kundërshtar, arrin të gjejë një hapësirë milimetrike për ta dëgruar topin në rrjetën e Aston Vilas. Një gol mrekullueshëm, që rezulton të jetë edhe qershia mbi tortë e kësaj sfide./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/noobfcb/status/1319739677906173956