Spektakël në ndeshjen ku nuk shihej asgjë/ Realizimi i çmendur nga distanca në Seria A, mjegulla turbullon Torinon

Sasuolo dhe Torino janë përballur në mbrëmjen e sotme duke luajtur takimin e radhës në Seria A. Shumë spektakël në një ndeshje që ishte e pamundur që të shihje mënyrën e lojës nga televizori për shkakun se mjegulla kishte pushtuar gjithë stadiumin.

Vështirësi ka pasur edhe për lojtarët në fushën e lojës, por kjo nuk i ka ndalur që të shënojnë gola. Madje në një ndeshje të tillë janë shënuar 6 gola, duke u mbyllur në shifrat 3-3. Torino ishte në avantazhin 1-3 atëherë kur u mendua se do të mbyllej edhe takimi.

Por në minutën e 84 ishte mbrojtësi i Sasuolos, Chiriches, që me një realizim të çmendur nga distanca ngushtoi shifrat. Sigurisht që mjegulla nuk ndikoi aspak në këtë drejtim pasi portieri kundërshtar e kishte të pamundur që të evitonte realizimin. Ndërkohë një minutë më vonë ishte Caputo që barazoi gjithçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online