VIDEO/ Girona nis rënien e lirë pas humbjes me Realin e Madridit, befasia e La Ligas pëson disfatën e dytë radhazi

Girona ishte befasia e madhe në La Liga. Skuadra katalanase udhëhiqte tabelën e renditjes deri pak javë më parë, por tashmë duket se ka nisur rënien e lirë. Pas humjes së thellë 4-0 ndaj Realit të Madridit, Girona ka pësuar sot disfatën e dytë radhazi në kampionat.

Bardhekuqtë u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Atletik Bilbao. Remiro zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të të takimit, duke befasuar Gironën pa nisur ende mirë loja. Tihankovi barazoi në minutën e 49 të ndeshjes, por Remiro në të 56-n dhe Injaki Uilliamsi në të 60-n i dhanë sërish epërsinë Bilbaos.

Garsia ngushtoi diferencat në minutën e 75, megjithatë goli i tij në fund i vlen vetëm statistikave. Dominimi në qarkullimin e topit nuk i soli dot fitoren Gironës, që në fund u mposht me rezultatin 3-2 nga Atletik Bilbao./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online