“Interi është mes 4 më të mirave të Europës, janë në nivelin e Realit”, Simeone: Vetëm shikoni ç’po bëjnë në kampionat

Interi do të presë Atletikon e Madridit në “Xhuzepe Meaxa” mbrëmjen e nesërme në kuadër të fazës me eliminim të drejtpërdrejtë të Ligës së Kampionëve. Diego Simeone është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të këtij takimi për të komentuar duelin e nesërm. Trajneri i Atletikos e ka veçuar Interin si një nga 4 ekipeve më të mira të Europës, duke e renditur në kategorinë e Realit të Madridit. Sipas tij, këtë ndeshje do ta fitojë skuadra që do të fitojë shumicën e dueleve mes lojtarëve.

“Mendoj se Interi është mes 4-5 skuadrave më të mira të Europës për momentin. Vetëm shikoni se çfarë janë duke bërë në ligë, vitin e shkuar në Ligën e Kampionëve ata luajtën një finale të madhe kundër Mançester Sitit. Ata luajnë në mënyrë konkrete dhe të thjestë dhe kështu vijnë gjërat më të mira. Do të jetë një ndeshje me shumë duele. Kushdo që fiton shumicën e tyre do të ketë shansin më të mirë për të fituar. A është ndeshja më e vështirë e këtij sezoni? Epo, ne jemi përballur me Realin e Madridit, ata janë një kundërshtar i nivelit të Interit”, ka deklaruar Diego Simeone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online