Gentian Muça ka edhe shumë për të thënë në fushën e lojës, teksa edhe me fanellën e Prishtinës po tregon se mund të përgjigjet në nivelin më të lartë. Ish-mbrojtësi i Tiranës nisi një aventurë të re në Kosovë e cila ka nisur në mënyrën e duhur.
Një gol ka realizuar në përballjen e fituar ndaj Feronikelit në transfertë me shifrat 1-2. Pas një krosimi të bukur nga Gavazaj, Muça do ta dërgonte topin në rrjetë, për t’i dhënë një dorë ekipit drejt fitores dhe për t’i siguruar kryeqytetasve tre pikë të vlefshme. /Sport Ekspres/