VIDEO/ Gareth Bale e nis me trofe në SHBA, shënon në minutën e 128 dhe ngre peshë gjithë tifozët në stadium

Gareth Bale e ka nisur me trofe aventurën e tij në SHBA. Los Angeles fitoi dje Kupën e MLS-së përballë Philadelphia. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2, çka bëri që ndeshja të shkonte në shtesa. Shifrat mbetën të tilla deri në minutën e 120, kur gjyqtari i katërt akordoi edhe 9 minuta shtesë mbi shtesën. Pikërisht këtu fillojnë edhe emocinet më të mëdha.

Elliot kalon Philadelphia-n në avantash në minutën e 124-t, duke bërë të mendohej se tashmë u përcaktua fituesi në këtë finale. Por loja përfundon atëherë kur dëgjohet vërshëllima e trefishtë dhe këtë e vërtetoi Gareth Bale. Ky i fundit tund rrjetën në minutën e 128 dhe ngre peshë gjithë tifozët që ishin të pranishëm në stadium. Sfida përfundon në baraspeshë dhe skuadrat i drejtohen penalltive. Në duelin e 11 metërshave Los Angeles tregohet më i saktë, duke u shpallur fitues i MLS-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online