Turpërimi nga modestët e Kadizit në La Liga tashmë po i lë vendin atij në Champions League nga Shaktjori i Donjeskut. Ukrainasit kanë bërë për ujë të ftohtë Realin e Madridit në pjesën e parë të takimit, teksa udhëheqin në kryeqytetin spanjoll me shifrat 0-3.
“Galaktikët” fusin ujë ngado në mbrojtje, ku mungesa e kapitenit Serxho Ramos po ndihet së tepërmi. Prapavija çahet lehtësisht në minutën e 29, kur Tete gjen golin e parë për ukrainasit. Vetëm 4 minuta më vonë është Varan ai që i jep një dorë kundërshtarëve, teksa kryen një gafë të pafalshme dhe e dërgon topin në portën e tij.
Ndërkohë turpërimi nuk ndalet me kaq, pasi pak para përfundimit të pjesës së parë, është Solomon që i dërgon shifrat në 0-3 për Shaktjorin. Ukrainasit kanë “shkelur” kështu skuadrë ne Zidanit në Madrid, ndërsa kujtojmë se janë luajtur vetëm 45 minuta lojë deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/masonxpress/status/1318968126386688000
https://twitter.com/hepsibahistv/status/1318970506671017986
https://twitter.com/OFutTT/status/1318966606362562563