VIDEO/ Gafat qesharake të Maguire-t dhe De Geas fundosin Manchester United-in, Sevilla i eliminon nga Europa League

Manchester United-i i ka dhënë fund rrugëtimit europian për këtë sezon. Klubi anglez është eliminuar në çerekfinale të Europa League-s nga Sevilla. Këta të fundit kanë fituar sot me rezultatin 3-0 dhe kualifikohen në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

United-i fundoset sërish nga lojtarët e tij. Në përballjen e parë ishin dy autogola që i dhanë barazimin Seville-s, ndërsa këtë herë spanjollët përfitojnë nga dy gafa të De Geas dhe Maguere-t. Ky i fundit bën një pasim tërësisht të gabuar që në minutën e 8 të ndeshjes, kur i dhuron topin kundërshtarit në zonë. En-Nesyri nuk gabon ballë për ballë me De Gean dhe zhbllokon rezultatin.

Dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë Bade dyfishon rezultatin, ndërsa në minutën e 81-të En-Nesyri përfiton sërish nga një gafë e kundërshtarëve. De Gea lë për të dëshiruar me mënyrën e largimit të topit, duke i dhuruar sferën sulmuesit të klubit spanjoll, i cili e ndal më pas topin në rrjetë dhe vulos një herë e mirë kualifikimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online