VIDEO/ Gafat personale i kushtojnë shumë Partizanit, Skënderbeu ndalon “makinerinë e Dajës”

Skënderbeu-Partizani 1-1 Berisha 57’/ Zhunior p’ 55, 

Partizani është një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion nisur nga përforcimin në merkato dhe sezoni i shkuar. Megjithatë gabimet personale po i kushtojnë shumë të kuqëve në dy takimet e para. Këtë herë ishte Zhunior që gjeti avantazhin për të kuqtë në minutën e 55 pas VAR-i do të akordonte penalltinë.

Tashmë lojtari i Partizanit i kishte lënë lojërat e imitimit të Jorginho dhe dërgoi topin në rrjetë. Por menjëherë pas nisjes së topit nga Skënderbeu erdhi goli i barazimit. Tërësisht e pakuptueshme sesi mbrojtësi i Partizanit nuk u kuptua me Alban Hoxhën, për t’i falur Berishës realizimin.  Me këto shifra do të mbyllej edhe koha e rregullt, ndërsa Skënderbeu merr pikën e parë në kampionat. /Sport Ekspres/

Skënderbeu: Rexhepi; Bajrami, Zhan Viktor, Sadriu, Vangjeli; Vrapi, Meksi, Mensah, Vitija; Berisha, Mara

Partizani Alban Hoxha; Musta, Gligorov, Belica, Damçevski, Marku; Murataj, Kaçe, Lukas Kardozo; Cara, Zhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *