Intervista/ “Kam dy lojtarë me fraktura”, Memelli ka rezerva për arbitrin ndaj Partizanit: Penalltia që u dha…

Partizani është një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion nisur nga përforcimin në merkato dhe sezoni i shkuar. Megjithatë gabimet personale po i kushtojnë shumë të kuqëve në dy takimet e para. Këtë herë ishte Zhunior që gjeti avantazhin për të kuqtë në minutën e 55 pas VAR-i do të akordonte penalltinë.

Tashmë lojtari i Partizanit i kishte lënë lojërat e imitimit të Jorginho dhe dërgoi topin në rrjetë. Por menjëherë pas nisjes së topit nga Skënderbeu erdhi goli i barazimit. Tërësisht e pakuptueshme sesi mbrojtësi i Partizanit nuk u kuptua me Alban Hoxhën, për t’i falur Berishës realizimin.  Me këto shifra do të mbyllej edhe koha e rregullt, ndërsa Skënderbeu merr pikën e parë në kampionat. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për Supersport:

Memelli (Skënderbeu): “Me baraspeshën numerike pashë një ekip që luftoi shumë, ishte i barabartë. Nuk ramë në aspektin psikologjik edhe kur pësuam gol. Kemi lexuar lojën e kundërshtarit. Stenio  Zhunior nuk u ndëshkua me karton kur festoi te tifozët, ndërsa Berisha u ndëshkua. Kam dy lojtarë që janë dëmtuar dhe janë goditur me brryl në fytyrë, njëri me fraktura në sy e tjetri në hundë. Kam rezerva edhe për penalltinë e Partizanit, por nuk po hap polemika”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online