Skënderbeu-Kukësi 2-1 Dumfur 53′ , Mensah 82’/ Hila 90’+7′ p
Kukësi i Longos po zhvillon futbollin më të bukur në Superiore, duke hequr ndeshjen e javës së tetë ndaj Skënderbeut. Korçarët kanë arritur që të fitojnë me shifrat 2-1 falë realizimeve të Dumfur dhe Mensah. Verilindorët humbën identitetin e tyre në këtë transfertë duke mos rrezikuar portën e kundërshtarit për asnjë moment të vetëm.
Goli i parë erdhi me Dumfur që kërceu mbi të gjithë pas krosimit të Marës në të 53. Ndërkohë Kukësi nuk po arrinte që të reagonte dhe të shfaqte shenja force, pavarësisht se ishte hedhur i gjithi në sulm. Disa kundërsulmeve të Skënderbeut ishin të frikshme, por pasimi final mungoi për të mbyllur ndeshjen.
Gjithçka do të përmbyllej me pasimin fantastik të Berishës që gjeti Mensah të vetëm përballë Tafas. Goli do të anulohej, por me VAR u vu re se Mensah ishte në gjysmëfushën e Skënderbeut në nisje të aksionit dhe për këtë arsye realizimi ishte i vlefshëm, me të drejtë. Kukësi realizoi për statistikë vetëm në minutën e fundit, ku Hila ngushtoi diferencat.
Gjithashtu takimi kishte edhe tre minuta ndërprerje për shkakun e koreve fyese që erdhën nga tifozët e Skënderbeut. Dy skuadra të transformuara, me korçarët që ishin në krizë rezultatesh dhe nxorrën fytyrën më të shëmtuar të Kukësit të Longos, që ishte kaq i bukur për realitetin e Superiores. /Sport Ekspres/
53′ Pas një krosimi nga Mara në goditjen e dënimit, Dumfur kërcen mbi të gjithë dhe gjen cepin e rrjetës.
Skënderbeu: Rexhepi; Meksi, Sadriu, Vitija, Dumfur, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Moraesh, Berisha, Mensah
Kukësi: Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca, Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas, Milunoviç, Feizhao, Basha