Nga Klaudio Ndreca
Nëse do të themi se Marash Kumbulla nuk është i preferuari i Mourinhos, të gjithë do të shpreheshin se nuk ka asgjë të re. Kjo e bazuar mbi fakte teksa mbrojtësi shqiptar nuk e ka parë fushën me Romën në Serinë A, pavarësisht investimit të madh që erdhi nga drejtuesit e klubit te Verona.
Por për të “vendosur kapakun” ka menduar vetë trajneri Mourinho. Në intervistën pas ndeshjes me Juventusin, trajneri portugez e cilëson Kumbullën të një cilësie të dobët, megjithëse mbrojtësi shqiptar “futi në xhep” Leëandoëski, një prej sulmuesëve më të mirë në botë.
“Ka pankina dhe pankina në Seria A. Sot ne kemi luajtur me Karsdorp në linjën me katër mbrojtës, që ishte në dyshime deri në minutën e fundit. Kemi pasur edhe tre mbrojtës në stol si Reynolds, Marash Kumbulla dhe Calafiori”, u shpreh Mourinho duke dhuruar spektakël mes tundjes së kokës që ka zgjatur jo pak, për t’i treguar tre mbrojtësve që janë shumë larg nivelit që duhet. /Sport Ekspres/
Mourinho: “There are benches and benches in Serie A. Today we played with this line of 4, where Karsdorp was in doubt until the end. And the defenders I had on the bench were Reynolds, Kumbulla and Calafiori …”
— Lupo TV (@LupoTVofficial) October 18, 2021