VIDEO/ Fut këmbën në fushë dhe i merr topin kundërshtarit, trajneri ndëshkohet me karton të kuq në Itali

Një episod jo i zakonshëm vjen nga Italia. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Katanias dhe Viboneses të vlefshme për Sericë C, që përfundoi në fitoren me shifrat 2-1 për vendasit. Por në një moment, ku ndeshja ishte në avantazh të skuadrës kuqeblu, trajneri i tyre bën mbrojtësin dhe ndal aksionin e kundërshtarëve, duke mos lënë Vibonensen të rrezikojë më tej.

Diçka e tillë nuk i ka shpëtuar gjyqtarit, që menjëherë nxjerr kartonin e kuq nga xhepi i tij dhe e dërgon kështu tekniku Rafaele në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë vetë trajneri në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, ka shpjeguar arsyen e veprimit të tij. Kreu i pankinës së Katanias sqaron se mendoi se arbitri vërshëlleu për një faull në favor të ekipit të tij, prandja zgjati këmbën për të marrë topin, duke mos qenë kështu dakort për t’u ndëshkuar me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online