Spanja ka shkatërruar Francën 4-1 në gjysmëfinalen e dytë të Euro2019 për 21-vjeçarët, duke iu bashkuar Gjermanisë në finale. “La Roja” e nisi ngadalë sfidën, madje dhe u ndëshkua në minutën e 21’ nga francezët, që shfrytëzojnë mjaft mirë një kundërsulm, fitojnë penallti dhe gjejnë rrugën e rrjetës.
Megjithatë, Spanja nuk i ndikua nga disavantazhi dhe reagoi menjëherë. Vetëm 7 minuta pas golit të “Gjelave”, spanjollët barazojnë. Në minutën e 28’, është Roka ai që përfiton nga një pasiguri në mbrojtje dhe ndëshkon Francën.
Në fundin e pjesës së parë, Oriabal fiton një penallti dhe shënon po vetë, duke kaluar Spanjën në avantazh dhe duke i hapur udhë suksesit. Në pjesën e dytë, do të shënonin Olmo dhe Majoral, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 4-1.
Euro 2019 (U21), gjysmëfinale
Spanjë – Francë 4-1
Roka 28′, Oriabal 45′ (p), Olmo 47′, Majoral 66′ / Mateta 21’ (p)
GOLAT –
66’ – Spanja nuk di të ndalet dhe shënon sërish. Sulmuesi Majoral përfiton mjaft mirë nga një krosim i shkëlqyer i Fornals, duke shënuar golin e katërt për “La Roja”
47’ – Spanja shënon sërish. Sapo filloi pjesa e dytë, një aksion model i “La Roja” konkretizohet me gol nga anësori Olmo, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë.
45’ – Gol Spanja! Iberikët përmbysin gjithçka brenda pjesës së parë. Oriabal fiton një penallti dhe mëngjarashi e ekzekuton vetë, duke mposhtur portierin francez dhe duke kaluar “La Rojan” në avantazh
28’ – Gol Spanja! Festa e francezëve zgjat shumë pak, pasi iberikët arrijnë të barazojnë gjithçka. Roka perfiton mjaft mirë brenda zonës nga zhvillimet e një goditje këndi dhe shënon nga një distancë e afërt. 1-1
21’ – Shënon Franca. Rene-Adelaide bën gjithçka vetë dhe futet brenda zonës pasi driblon 2-3 kundërshtarë. Sulmuesi francez pengohet brenda zonës dhe penallti, e cila shndërrohet në gol nga numri 11, Mateta. Në avantazh “Gjelat”.