VIDEO/ FSHF pohoi se arbitrat ishin kërcënuar me jetë që të anulonin golin e Laçit, ja se për cilin rast bëhet fjalë

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga FSHF në mesditën e sotme. Ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit është shtyrë pasi arbitrat janë kërcënuar me jetë. Nga ana tjetër, FSHF deklaron se në të njëjtën situatë, gjyqtarët janë detyruar që të anulonin golin e Laçit ndaj Kastriotit.

“Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare”, ishte njoftimi i FSHF.

Bëhet fjalë për golin e Babatunde kur rezultati ishte në shifrat 1-1, teksa u dha një faull në favor të krutanëve për një prekje të topit me dorë. Në kushte të tilla Laçi ka të drejtë që të kontestojë rezultatin e asaj ndeshje të humbur 2-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online