VIDEO/ Frozinone përulet përpara “Zonjës së vjetër”, Juventusi ruaj nderin e të mëdhave në Kupën e Italisë

Juventusi është gjysmëfinalisti i fundit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë kanë ruajtur nderin e të mëdhave, duke qenë e vetmja skuadër e madhe që mbetet në garë për të fituar trofeun. Frozinone përulet përara “Zonjës së vjetër”, teksa u mposht me shifrat 4-0 në “Allianz Stadium”. Milik shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar tre nga katër golat e “zebrave”.

Sulmuesi polak zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11 të takimit, kur ekzekutoi me sukses një penallti. Më pas, Milik e dërgoi topin në rrjetë edhe dy herë të tjera, saktësisht në minutën e 38 dhe në minutën e 48. Rezultati përfundimtar u fiksua në minutën e 61-të nga Jëlldizi. Fitorja e pastër 4-0 e dërgoi Juventusin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Lacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *