Ndeshja mes Atalantës dhe Bolonjës ka qenë e qetë në fushë, ku shifrat janë 0-0, por duket se situata në pankinat respective nuk ka qenë aspak normale. Një sherr ka lindur gjatë pjesës së parë të takimit mes dy trajnerëve. Mihajloviç e ka tepruar me fjalorin e tij duke iu drejtuar homologut të stolit bergamask: “Çfarë po i thua atyre? Fol me të tutë, mos më çaj k**in! Çfarë m**** do?”.
Por në fund ai që e pëson më keq nga e gjithë kjo është Gasperini. Arbitri shkon e u tregon kartonin e verdhë të dy trajnerëve, por në fytyrën e teknikut të Atalantës ngjyra e verdhë është shfaqur 2 herë, duke u detyruar kështu të lërë stolin. “Përse mua?”, ishte pyetja e Gasperinit drejtuar arbitrit të ndeshjes, por tashmë vendimet ishin marrë dhe nuk kishte kthim pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#atalantabologna #serieA #Gasperini #Mihajlovic momenti di grande calcio allo stadio Atleti d’Italia di #Bergamo pic.twitter.com/ZOCybQTNpB
— Alessandro Dura (@alessandrodura1) July 21, 2020