VIDEO/ Fluturon në ajër dhe shënon, Ekuban gjen rrjetën me Trabzonsporin

Trabzonspori është ndalur vetëm në një barazim në transfertën kundr Gaziantep, ku protagonist ishte edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. Nigeriani gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën turke, teksa në minutën e 22-të i fali avantazhin ekipit të tij. Një krosim nga Çorekçi u shfrytëzua më së miri nga ish-lojtari i Superiores, që me një kërcim në ajër e dërgoi topin me kokë pas shpinës së portierit.

Pjesa e parë u vendos nga goli i Ekuban, ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi të fliste menjëherë për miqtë, që në të 53-tën vendosin e ekuilibrat me anë të Kayode.  Megjithatë Trabzonspor vazhdon të jetë në luftë për titull, teksa renditet në vendin e dytë me 3 pikë më pak se kryesuesit, që kanë luajtur një ndeshje më tepër. Për Ekuban ky ishte goli i 3-të sezonal, ndërsa kujtojmë se për një periudhë ka qenë ashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online