“Do të donim të thonim shumë”, tifozët e Partizanit mes dashurisë: Meritë e çdokujt që ngriti duart lart nga qielli për të rrahur shuplakat

“Ultras Guerrils” janë mbështetësit besnik të Partizanit, që nuk e kanë lënë asnjëherë të vetme skuadrën e tyre. Në transfertë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, në moment të trishtë apo të bukur, duke diskutuar për titullin kampion apo objektiva edhe më të ulëta, gjithmonë këta sportdashës kanë qenë për t’i dhënë shpirtin e tyre skuadrës.

Padyshim një nga grupimet e tifozëve më të zjarrta në Shqipëri, ndërsa sot bëjnë 10 vite nga lindja e tyre. Ashtu siç edhe duhet të jetë, ka pasur një deklaratë dashurie për këtë ditë të veçantë dhe pa u marrë me të tjerët. /Sport Ekspres/

Postimi i plotë

10 vjet UG, 10 vjet pasion, përkushtim dhe sakrificë pa kërkuar asgjë pas. 10 vjet krah teje o Partizan me atë baner që është simboli i dashurisë më të pastër!

Do të donim të thonim shumë, por kësaj radhe do të jetë ndryshe sepse duhet të jetë ndryshe! Kemi lënë pas shpine një dekadë protagonizmi absolut në tifoskenën shqiptare dhe për këtë merita është e gjitha juaja, e çdo anëtari tonin, e çdo tifozi që i ka hapur qoftë njëherë krahët lart drejt qiellit për të rrahur shuplakat e për të nxjerrë nga shpirti fjalën më të shenjtë për ne: Partizan!

Meritë e të gjithëve ju që jeni ende krah nesh. Ju që e nisët nga ndeshja me Elbasanin dhe ju që keni ardhur rishtazi. Meritë e atyre që sot nuk janë më mes nesh, meritë e atyre që për një arsye apo një tjetër sot janë larg nesh. Ju të gjithë bashkë jeni UG-ja, shpirti i saj dhe burimi i sakrificës më të lartë së një tifozi.

Prandaj nga mendimi ynë duhet të jetë vetëm e ardhmja, ajo se çfarë duhet të bëjmë më shumë, ajo se çfarë duhet të japim më shumë, por gjithnjë në rrugën tonë, atë rrugë të cilës i kemi mbetur besnikë që ditën e parë dhe që nuk e shkelëm kurrë: Krah Legjendës në çdo situatë dhe pa kërkuar justifikim për të shmangur atë që vjen, sepse ne e papritura nuk na tremb dhe shpinën nuk do e kthejmë kurrë!

Gëzuar ditëlindjen UG!

Qofsh gjithnjë e pastër kristal ashtu siç je!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online