Trabzonspori është ndalur vetëm në një barazim në transfertën kundr Gaziantep, ku protagonist ishte edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban. Nigeriani gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën turke, teksa në minutën e 22-të i fali avantazhin ekipit të tij. Një krosim nga Çorekçi u shfrytëzua më së miri nga ish-lojtari i Superiores, që me një kërcim në ajër e dërgoi topin me kokë pas shpinës së portierit.
Pjesa e parë u vendos nga goli i Ekuban, ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi të fliste menjëherë për miqtë, që në të 53-tën vendosin e ekuilibrat me anë të Kayode. Megjithatë Trabzonspor vazhdon të jetë në luftë për titull, teksa renditet në vendin e dytë me 3 pikë më pak se kryesuesit, që kanë luajtur një ndeshje më tepër. Për Ekuban ky ishte goli i 3-të sezonal, ndërsa kujtojmë se për një periudhë ka qenë ashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi./Sport Ekspres/
Sizlerin Çabas? Yeter Kamil & Ekuban Ama Sadece Sizin Di?er Oyuncular Sahada Zombi Gibiydi… pic.twitter.com/LLzeTVHZ2a
— Bordomaviliniz (@bordomaviliniz) March 7, 2020