VIDEO/ Flora Tallin e mund në të dy ndeshjet Shamrock Rovers, estonezët mundin 5-2 rivalin që hoqi Teutën

Flora Tallin ka fituar edhe në transfertë kundër Shamrock Rovers në fazën e “Play-Off”. Pasi fituan në shifrat 4-2 në ndeshjen e parë, estonezët ia kanë dalë edhe në përballjen e kthimit duke siguruar grupet e “Conference League”. Goli i Sapinien në minutën e 57 ka mjaftuar që të vendoset fati i takimit.

Gabimi i portierit rezultoi vendimtar në këtë 90 minutësh, për t’i dërguar shifrat totale në 2-5 në favor të Flora Tallin. Kështu është eliminuar nga gara edhe Shamrock Rovers, ekipi që u mbivlerësua së tepërmi nga Teuta në fazën e tretë të “Conference League”, duke nxjerrë durrsakët nga gara me dy humbje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online