VIDEO/ Flamurtari nuk sheh shenja drite, i dorëzohet tërësisht edhe Besës së Kavajës

Flamurtari nuk sheh shenja drite as në Kategorinë e Parë, pas rrëzimit nga elita e futbollit tonë në sezonin e shkuar. Në objektivin e këtij ekipit është ngjitja e menjëhershme në Superiore, por duket se ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë për vlonjatët.

Një tjetër hap i gabuar vjen në ditën e sotme, atje ku Flamurtari ka humbur në shifrat 0-3 kundër Besës së Kavajës. Amarante Kaina do të shënonte që në minutën e 7 të takimit, për t’i sjellë avantazhin miqëve, pas një goditje këndi dhe kordinimit të saktë.

Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa Zeqiri do të dyfishonte shifrat në minutën e 55. E për ta përmbyllur këtë fitore të pastër mendon Balilaj që e ka dërguar topin në portën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online