VIDEO/ Flamurtari e gjen pikën ndaj Partizanit, Superiorja është një enigmë e madhe

Flamurtari-Partizani 1-1 (Nebihi 59’/ Belica 54′)

Në Vlorë ka përfunduar edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit, e mbyllur një barazim me shifrat 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa të kuqtë po rrezikonin më shumë në 10 minutat e fundit.

Loja e ka gjithmonë një llogjikë dhe pa kaluar shumë minuta nga nisja e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i Belicës. Një skemë e Lerdës që kërkoi një gjuajtje të fortë nga Telushi dhe lojtarët e kuq që të sulmonin zonën. Ashtu edhe ndodhi, Moçka e ka grushtuar topin dhe Belica e ka dërguar në rrjetë.

Por festa nuk zgjati shumë, pasi Nebihi i barazoi shifrat vetëm 4 minuta më vonë me një super gjuajtje. Flamurtari merr pikën pas shumë kohësh, ndërsa vendi i parë kthehet në një enigmë të madhe, tani që të gjithë prisnin shkëputjen e Partizanit pasi kishte shumë humbje të pikëve nga pretendentët e tjerë. /Sport Ekspres/

 

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Zeqaj, Muçollari, Bajraktareviç, K. Nebihi, Ribaj, Vatnikaj, Hoxhaj, B. Nebihi

Trajner: Luan Birçe

Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Boldor, Idrizaj, Mala, Telushi, Kordeiro, Asani, Bardhi, Çinari
Trajner: Franko Lerda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online