Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në përballjen ndaj Flamurtarit, e vlefshme kjo për javën e 11 të Superiores. Me shumë fat dhe falë realizimit të Mirlind Dakut, verilindorët kanë grumbulluar tre pikët e radhës.
Sa shumë raste ka shpërdoruar Vatnikaj dhe Sukaj, që në momentet vendimtare, nuk arrinin të gjenin golin. Për të kaluar në fillimin e pjesës së dytë, atje ku Daku pas një krosimi të bukur të Gavazajt, ka gjetur të vetmen hapësirë dhe e ka kaluar topin poshtë këmbëve të portierit të Flamurtarit. Një rezultat ky që e shton trishtimin te vlonjtatët jo vetëm për faktin se kanë grumbulluar vetëm tre pikë deri tani, por edhe se meritonin më shumë në këtë ndeshje. Për mënyrën sesi erdhi ndeshja mund të kishte edhe një tjetër hap të gabuar të Kukësit, që do të trondiste jo pak edhe stolin e trajnerit Shpëtim Duro. /Sport Ekspres/
Formacioni zyrtar
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Daku
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Hoxhaj, K. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj