VIDEO/ Flakë dhe kore jashtë stadiumit! Napoli me 11 “Maradona“ në fushë, përcjellja e një legjende

Ditën e sotme bota është zgjuar pa legjendën e futbollit, Diego Armando Maradona, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një arresti kardian. Mijëra tifozë argjentinas dhe nga mbarë bota i kanë kushtuar homazhet e tyre më të mirit të të gjitha kohërave, e sigurisht që një gjë e tillë nuk mund të mungonte as nga klubi ku kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.

Tifozët e Napolit kanë përcjellë ashtu si duhet legjendën e tyre, teksa janë grumbulluar jashtë stadiumit që do të mbajë emrin e yllit argjentinas, ku kanë flakëruar qiellin me flakadanë dhe pishtarë e kanë nisur të këndojnë në kor në nder të Maradonës.

Respekti nuk ka munguar as brenda stadiumit, pasi Napoli ka zbritur me 11 “Maradona“ në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët e skuadrës italiane kanë mbajtur feshur fanellën me numrin 10 dhe me mbiemrin e “Zotit të futbollit“, ndërsa të gjithë të pranishmit kanë mbajtur 1 minutë heshtje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online