Zllatan Ibrahimoviç është përndjekur nga fati i keq në këtë vit, teksa dëmtimet e kanë penguar të jetë prezent në fushën e lojës. I fundit i ndodhi vetëm pak ditë më parë, kur u detyruar të linte në mes ndeshjen kundër Juventusit. Sezoni me Milanin u mbyll përpara kohe, ndërsa ai lëndim e detyroi ti japë fund edhe shpresave për të shijuar përsëri emocionet e Kampionatit Europian me Kombëtaren e Suedisë.
Por e gjitha kjo nuk i ndikon aspak psikologjikisht sulmuesit shtatlartë. Fjalën e fundit e thotë gjithmonë “Zoti“ i futbollit, siç i pëlqen ta etiketojë vetën e tij, dhe këtë e tregon me një video të shpërndarë ditën e sotme në rrjetin e tij social. Ibrahimoviç nuk di të dorëzohet dhe pavarësisht se ky sezon ka përfunduar për të, suedezo po punon fort për të arritur formën e tij më të mirë. Duke pedaluar biçikletën, futbollisti 39-vjeçar jep mesazhin për të gjithë: “Nuk ka mbaruar derisa ta them unë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Ibra_official/status/1395010065594265600