VIDEO/ Fitorja me Teutën nuk ishte rastësi, Sherif Tiraspoli ndal Zvezdën në Serbi dhe shkon pranë “play off”-it

Sherif Tiraspoli e nisi me goleadë ndaj Teutës rrugëtimin për në Champions League, të cilin duket se nuk ka ndërmend ta ndërpresë lehtë. Eliminimi i kampionëve të Superiores nga skuadra moldave nuk u prit mirë në Shqipëri, por kjo e fundit po tregon se kualifikimi me bregdetarët nuk ishte thjesht një rastësi.

Sherif Tiraspoli ka eliminuar edhe skuadrën e Alashkertit me rezultati ne përgjithshëm 4-1, ndërsa sot ka treguar forcën edhe në përballjen me Crvena Zvezdën. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll në shifrat 1-1, ku fillmisht shënoi Castaneda në minutën e 33-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Diony barazon rezultatin falë një goli ku më tepër meritë kishte fati.

Sherif Tiraspoli largohet kështu me një rezultat tejet pozitiv nga Serbia, duke pasur parasysh faktin se sa e vështirë është të luash përballë tifozerisë së ekipeve serbe. Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë dhe ekipi moldav do të ketë shansin për të prerë në biletë për në ‘play off”-in e Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online