VIDEO/ Fitorja e Spartës nis nga këmbët e Qazim Laçit, kampionët e triumfojnë në derbin e Çekisë

Sparta e Pragës ka siguruar tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Kampionët e Çekisë kanë mposhtur një rival direkt për titullin, Viktorian e Plzenit. Fitorja e Spartës ka nisur nga këmbët e Qazim Laçit. Mjaftuan vetëm 3 minuta lojë që mesfushori shqiptar të shtynte topin në rrjetë dhe të zhbllokonte rezultatin.

Viktoria e Plzenit barazoi në minutën e 26, por vetëm pak sekonda më vonë Kuchta ktheu përsëri rezultatin në favor të Spartës së Pragës. Të dyja skuadrat e dërguan sërish topin në rrjetë, por në të dy rastet u anullua nga VAR-i për prekje të topit me dorë. Në fund shifrat shënojnë 2-1 dhe tre pikët i takojnë Spartës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online