Festohet 100-vjetori i anëtarësimit në FIFA, Duka: Me legjendat e FIFA-s dhe Lituanisë, atmosferë që vetëm futbolli di ta dhurojë

Armand Duka ka qenë i pranishëm në 100-vjetorin e Federatës Lituaneze të Futbollit si anëtare e FIFA-s. Ka qenë vetë kreu i FSHF-së ai që ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Facebook” praninë e tij dhe të presidentit të FIFA-s në këtë festë të futbollit. Duka uron Federatën Lituaneze për këtë ditë të veçantë me sa më tepër vite të suksesshme në sportin më popullor të botës.

“Mes legjendave të FIFA-s, atyre të Lituanisë dhe me pjesëmarrjen e Presidentit Infantino, festojmë kështu 100-vjetorin e Federatës Lituaneze të Futbollit si anëtare e FIFA. Në këtë atmosferë të bukur që vetëm futbolli di ta dhurojë, i uroj edhe shumë vite të tjera të suksesshme Federatës së Lituanisë & të gjithë komunitetit të futbollit në Lituani”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online