VIDEO/ Fitorja e parë e Partizanit vjen mes vuajtjesh ndaj Kastriotit, Laçi i Josës mund edhe Teutën

Partizani ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat duke mundur Kastriotin në shifrat 0-2. Emiljano Musta shënoi në të 36 me një goditje perfekte nga distanca. E vetmja mënyrë sesi mund të vinte goli në një ndeshje “të fjetur”. Ndërkohë në pjesën e dytë, Kastrioti e ka shtuar tepër ritmin dhe kishte shumë mundësi për të barazuar rezultatin. Në disa aksione ishte Teqja që shpëtoi portën e Partizanit. E teksa Kastrioti po provonte gjithçka për të barazuar në fund, Rrapaj dyfishoi shifrat në të 89.

Nga krahu tjetër, Laçi ka arritur që të fitojë ndaj Teutës me rezultatin 2-0. Goli i Mazrekajt do të vinte në minutën e 42, ndërsa Guindo e hipotekoi në shtesë për t’i dhënë fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në drejtimin e Mirel Josës. Xhekson do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 80, për t’i lënë durrsakët me 10 futbollistë. /Sport Ekspres/

Laçi-Teuta

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Malota, Ignjatoviç; Deliu, Shehu, Ademi, Lushkja, Ziko; Mazrekaj, Guindo

Teuta: Qirko; Kotobelli, Ivanoviç, Selmani, Xhekson; Akuah, Aleksi, Kallaku; Gruda, L.Vila. Koubemba

Kastrioti-Partizani 

Kastrioti: Sali; Neziri, Karakaçi, Rami, Prodani; Mëllugja, Ajazi, Onanuga, Husein, Basha, Greca

Partizani: Teqja; Mala, Belica, Sota, Musta; H. Marku, Rrapaj, A. Marku, Sembene; Kaçe, Zhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *