Roma mundet nga Venecia! Murinjo e nisi me Kumbullën nga minuta e parë, ja si u paraqit në shansin e dytë

Roma është mundur nga Venecia me shifrat 3-2. Ekipi i drejtuar nga Murinjo ka bërë një tjetër paraqitje negative. Ndërkohë Marash Kumbullës i është dhënë edhe shansi i dytë nga trajneri portugez. “Nuk ishte ndeshje për të”, tha Murinjo në përballjen e fundit të Conference League ndaj Bodo Glimt. E si për t’i kthyer borxhin të një ndeshje ku Kumbulla duhej të ishte në fushën e lojës, Murinjo i besoi ndaj Venecias. Këtë herë mbrojtësi shqiptar ishte në pozicionin e preferuar, në qendër, ndërsa në krahë kishte Ibanez dhe Mancinin.

Në dy golat e pësuar të Romës nuk kishte asnjë përgjegjësi Marash Kumbulla, që do të largohej në minutën e 65 për t’i lënë vendin Perez. Më pas skuadra e Murinjos pësoi edhe golin e tretë, atë të disfatës. Por paraqitja e Kumbullës ishte disi negative pasi humbi dy duele me Okereke, të cilat mund të ktheheshin në gol prej tij. Qartësisht lojtari i Kombëtares ka humbur besimin në ndërhyrjet e tij dhe nuk ka sigurinë e duhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online