Liverpool fiton ndaj Aston Villas në transfertë dhe mban “gjallë” shpresat për trofeun e Premier League-s, duke shpresuar në një hap fals të Manchester City-t. Djemtë e Klopp-it pësuan gol që në minutën e 3-të, por vetëm tre minuta më vonë barazuan shifrat me anë të Matipit.
Në të 65-tën, Sadio Mane përmbys gjithçka duke i dhënë kështu tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij. Tashmë City dhe Liverpool kanë pikë të barabarta, por këta të fundit kanë luajtur një ndeshje më shumë. Kanë mbetur dhe dy sfida të fundit për Liverpoolin, megjithatë shanset për fitimin e trofeut janë shumë të vogla./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/AboutChelsea7/status/1524125261624930304