VIDEO/ Fitore për njerëz me zemër të fortë, Arsenali shijon fitoren në minutën e 97 mes 7 golave

Arsenali ka marrë sot një fitore dramatike. Lutoni ka befasuar për një moment “topçinjtë”, të cilët arritën të shijonin tre pikët vetëm në sekondat e fundit të lojës. Martineli ngriti siparin e golave në minutën e 20, por vetëm 5 minuta më vonë Osho ktheu sërish baraspeshën. Gabriel Zhezusi i dha sërish epërsinë Arsenalit në minutën e 45, por kundërpërgjigja erdhi në të 49-n nga Adebajo.

Barkley i jep për herë të parë avantazhin Lutonit në minutën e 57, megjithëse festa për ta zgjati vetëm 3 minuta. Aq iu nevojit Havertcit për të çuar shifrat në 3-3. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, Rajsi shënon golin e “knock out”-it. Lojtari i Arsenalit shkundi rrjetën në minutën e 97, duke siguruar një fitore për njerëz me zemër të fortë. Ekipi i Artetës udhëheq tabelën e Ligës Premier, ndërsa Lutoni renditet në vendin e 17./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online