Egnatia vazhdon me hapin e një ekipi që kërkon titullin kampion. Ky ekip di të vuajë dhe të marrë rezultate edhe në ditën jo më të mirë. Skuadra e Tetovës arriti të fitonte me shifrat 0-1 kundër Erzenit në transfertë. Momenti që vendosi takimin ishte minuta e 55, atje ku Zejnullai me një lëvizje të bukur klasi dërgoi topin në rrjetë.
Trajneri i Erzenit shfryu mërzinë duke goditur shishen e ujit, nuk e priste që skuadra e tij ta pësonte me një mënyrë të tillë. Në fund, Fangaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 lojtarë, por Erzeni nuk shfrytëzoi superioritetin numerik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/