Redon Xhixhës nuk i ka marrë shumë kohë përshtatja në Azerbajxhan. Sulmuesi shqiptar ka fituar vendin e titullarit në skuadër dhe ditën e sotme e nisi nga minuta e parë kundër Zires, ndaj të cilës skuadra e tij fitoi me rezultatin 0-1. Ish-lojtari i Tiranës ka zhvilluar një paraqitje të mirë, si dhe i është afruar golit të tij të parë me Karabakun.
Në minutën e 52-të të takimit, Xhixha merr një pasim në zonë, ku tenton që me akrobaci të shtyjë topin në rrjetë. Por portieri gjendet në pozicionin e duhur dhe i mohon 24-vjeçarit golin e tij të parë në Azerbajxhan. Megjithëse ka provuar disa herë në ndeshjet që është aktivizuar, Xhixha ende nuk ka festuar në fanellën e Karabakut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/