VIDEO/ Finte dhe Van Dijk në versionin sulmues, te Liverpool gjithçka është e mundur

Liverpool është vërtet i pandalshëm këtë sezon, teksa ka marrë tre pikët e radhës në kampionat. Edhe pse janë luajtur plot 25 javë në Premier League, të kuqtë ende nuk e kanë njohur shijen e humbjes. Ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp ka mposhtur ditën e sotme Southamptonin me shifrat e thella 4-0, duke tregaur edhe një herë dominimin e tyre absolut këtë sezon.

Ndërkohë pjesa e parë e takimit nuk do të rezervonte gola, megjithëse do të nxirrte në pah një anë tjetë të Van Dijk. Holandezi ka marrë një asist perfekt nga Salah në minutën e 31 dhe teksa është gjendur me topin në zonën kundërshtare ka tentuar që të shënojë golin e parë të takimit e një gjë të tillë ka zgjedhur ta bëjë në një mënyrë që edhe një sulmues ndoshta do e mendonte dy herë. Topi i goditur me thembër nga Van Dijk nuk përfundoi në rrjetë, ndërsa Liverpool do të pretendonte një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi kundërshtar. Gjithsesi fjalën e fundit për këtë rast do e thoshte VAR-i, i cili vendosi që loja të vazhdonte normalisht.

Por golat nuk do të mungonin në fraksionin e dytë të lojës për Liverpool-in. I pari që do të gjente rrugën e rrjetës do të ishte Chamberlain, që pas një pasimi fantastik me finte nga Firminho nuk gabon të shënojë pas vetëm dy minutash lojë. Në të 60-tën do të ishte më pas kapiteni Henderson që shërbehet në zonë nga Firminho dhe mposht portierin kundërshta. Në listën e golashënuesëve do të futej edhe emri i Salah, madje dy herë. Këtij të fundit do i mjaftonin vetëm 3 pasime për të çuar topin pas shpinës së portierit, të cilin do e mposhte sërsih në minutën e parë të shtesës për të mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi./Sport Ekspres/

https://twitter.com/PapeSDoucoure/status/1223637067051216898

https://twitter.com/Kloppholic/status/1223640817123962883

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *