“Aq vjedhje e madhe në Madrid, sa do e përdorin te “La Casa de Papel 4”/ Shpërthen rrjeti për Real-Atletiko

Reali i Madridit ka arritur të fitojë derbin ndaj Atletikos me shifrat 1-0, falë realizimit të ardhur nga ana e Benzemas. Sulmuesi francez i dhuroi tre pikë shumë të rëndësishme madrilenëve në derbi, që mbajnë kështu kryesimin e “La Ligas” me 6 pikë më shumë se Barcelona dhe me një ndeshje më shumë që ka zhvilluar.

Por shumë polemika janë hapur për minutën e 31 të takimit. Pas një “tuneli” që i është bërë Kasemiros dhe topit që mbërriti në zonë për te Morata, mesfushori brazilian ka ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj sulmuesit të Atletikos, pasi e kishte humbur ekuilibrin për të mbajtur topin.

Çuditërisht VAR-i nuk ka ndërhyrë dhe nuk është akorduar penallti. Kjo ka sjellë shumë reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku më pikanti është nga ish-lojtari i Atletikos, Paulo Futre. E hapur me “vjedhje në Madrid”, Futre shkruan se kjo vjedhje ishte aq e madhe, sa do e bëjnë pjesë edhe te sezoni i ri të ”La Casa de Papel”.

“Vjedhja e penalltisë nga Casemiro te Morata ka qenë aq e madhe sa do ta përdorin atë për sezonin e ri të La Casa de Papel. VAR nuk thotë asgjë”, shkruan Futre në “Twitter”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online