“Përtej rezultatit dhe klasifikimit”, “Ultras Guerrils” i premtojnë besnikëri Partizanit

Partizani është duke vuajtur për rezultate pozitive këto kohë, ndërsa zhgënjimi i fundit erdhi në mesjavë për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, të cilën e humbën me shifrat e thella 3-0 ndaj Besëlidhjes që vjen nga Kategoria e Parë. Rezultatet negative e kanë ndjekur  që nga koha e Lerdës, megjithëse as ardhja e Sormanit në krye të pankinës nuk i ka zgjidhur problemet. Madje ky i fundit ka njohur vetëm humbje.

Megjithatë kjo duket se nuk ka ndikuar aspak te tifozët e kampionëve në fuqi, të cilët kanë zgjedhur t’i qendrojnë besnik skuadrës së tyre të zemrës në këto ditë të vështira. Grupimi i “Ultras Guerrils” ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se do të jenë të pranishëm në transfertën e Gjirokastrës. Gjithashtu shtojnë se do të gjenden gjithnjë përkrahë Partizanit, pavarësiht rezultatit apo klasifikimit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online