Manchester City dhe Liverpool-i janë përballur sot në një finale të parakohshme që vlente shumë sa i përket ecurisë drejt titullit kampion. Të dyja skuadrat janë ndarë në barazim 2-2, duke mbajtur kështu të njëjtin hap si më parë në tabelën e renditjes. Kevin De Bruyne zhbllokon shifrat që në minutën e 5 të takimit, ndërsa vetëm 8 minuta më vonë ishte Diogo Jota ai që ktheu përsëri baraspeshën.
Megjithatë ishte City ai që shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi, teksa gjen rrugën e rrjetës në minutën e 36. Fraksioni i dytë i lojës nis vrullshën për të kuqtë e Klopp-it. Mohamed Salah shërben për Sadio Manenë dhe ky i fundit nuk gabon të dërgojë topin pas shpinës së Ederson vetëm pak sekonda nga fillimi i pjesës së dytë.
Manchester City kundërpërgjigjet me anë të Rahem Sterlingut, por ishin centimetrat ato që i mohuan festën “qytetarëve”. Fjalën e fundit e thotë Var-i dhe goli konsiderohet i pavlefshëm. Një vendim ky që e mban edhe më të ndezur garën për titull kampion në Premier League, pasi një fitore e City-t do e dërgonte këtë të fundit 4 pikë diferencë nga Liverpool-i, duke e bërë më të lehtë rrugëtimin drejt titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sadie Mane Equalizes for Liverpool! #MCILIV pic.twitter.com/sofbEwDFeF
— Pray For Drug Addicts???? (@GhanaSocialU) April 10, 2022