(VIDEO) Finalja e Kardifit, zbulohet si Zidan motivoi Realin në pushim!

0

Shtatë minuta për të marrë frymë, një diskutim lideri për të motivuar djemtë që të përmbysin një ndeshje deri në atë moment në barazim. Eshtë 3 qershori i vitit 2017, dhomat e zhveshjes së Real Madridit në Kardif. Finalja e Champions mes Realit dhe Juves po luhet fort: pas avantazhit të Ronaldos, përgjigjet Manxhukiç. Një video dokumentar “En el corazon de la Duodecima”, shihet se çfarë ndodhi në momentin e pushimit mes dy pjesëve. Isko dhe Marselo akohen për disa raste, Zidan u kërkon të tijëve që të marrin frymë. “Do të flasim pastaj”, pret shkurt. Nis diskutimin:

“Vetëm dy gjëra: është një finale, e dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, është edhe për ata. Gjëja më e rëndësishme për ne: në mbrojtje duhet të jemi më agresivë, por në sens pozitiv, të mos dalin kartona. Për ne është e rëndësishme të mbërrijmë në kohë, të qëndrojmë më pranë dhe të jemi agresivë, kur nuk e kemi topin”. Këshilla teknike: “Ata luajnë me 4-4-2 me Alvesh shumë lart dhe Manxhukiç gjithashtu. Ajo që duhet të bëjmë dhe ne. Isko, duhet të mbrosh në të majtë.Duke menduar kur kemi topin ne me kujdes dhe të luajmë shpejt drejt të jashtmes dhe me Marselon e Danin pak më lart, kur të kemi topin t’i mbajmë aty, me Danin dhe me Marselon dhe më pas Luka me Iskon. Kur luajmë duhet të pasojmë dhe të luajmë topin ashtu si gjatë javës, nga një pjesë e fushës te tjetra. Duhet të lodhemi, sepse është një finale, por duke menduar gjithmonë se goli do të vijë”. Duartrokitja e fundit është e djemve: 1-4 finale!

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.