Eto’o lë Antalian, pritet si hero në Konja

0

Samuel Eto’o ka lënë sot Antaliasporin, për të shkuar te rivali i Superligës turke, Konjaspor.

Eto’o ka shënuar 44 gola në kampionatin turk, në dy vite e gjysmë qëndrim në Antalia, ndërsa tashmë ka firmosur për Konjasporin, që po lufton për mbijetesë dhe është e parafundit në kampionat.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Kamerunit u prit nga një numër i madh tifozësh entuziastë në aeroportin e Konjas sot, të cilët presin golat e nevojshëm për të shmangur rënien nga kategoria.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.